Vetëvendosja hap fushatën për zgjedhjen e kryetarit
Pasi kanë përfunduar kandidaturat në nivelet të strukturave të partisë, në Lëvizjen Vetëvendosje është hapur fushata në garën për kryetar.
Lideri i padiskutueshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të sfidohet vetëm në letër për këtë post.
Partia e tij ka hapur fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetar/e.
“Fushata e brendshme zgjedhore për nivelin e tretë përfundon më 23 shtator 2022”, ka njoftuar Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e fundit të brendshme që i ka pasur kjo parti, Kurti nuk ka pasur asnjë kundërkandidat, duke iu ofruar mbështetje absolute nga anëtarët e LV-së.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së që është mbajtur q të dielën, Kurti në një fjalim të gjatë të tij, ndër të tjera ka thënë se partia e tij është më demokratikja në Kosovë dhe se ajo i ka motivuar të tjerat për ndryshim.