Vetëvendosja humbi në Prishtinë dhe Prizren

14 nëntor 2021 | 21:38

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka humbur zgjedhjet lokale në dy komunat me të rëndësishme në Prishtinë dhe Prizren.

Në Prizren, LV-ja qeveriste me Mytaher Haskukën, ndërkaq në Prishtinë edhe pse kjo parti i kishte fituar zgjedhjet me Shpend Ahmetin, ky i fundit ndau rrugët pas fitores në këtë komunë, shkruan “Epoka e re”.

Zgjedhjet e 14 nëntorit në Prishtinë i fitoi LDK-ja me kandidatin Përparim Rama, ku përball kishte ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërkaq PDK-ja më 14 nëntor fitoi zgjedhjet në Prizren me Shaqir Totaj, ku përball kishte Mytaher Haskukën e LV-së, i cili qeveriste me ketë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kombëtares së Greqisë dhe…