Vetëvendosja i bën ofertën e fundit LDK-së, i jep një ministri më shumë

15 janar 2020 | 08:14

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë një ofertë të fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për bashkëqeverisje, e cila përfshin rritjen e numrit të ministrive.

Pretendenti kryesor për kryeministër, Albin Kurti, i ka propozuar LDK-së që numri i ministrive të rritet në 14 sosh nga 12 sa ishin pajtuar, me ç’rast Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë ministri, kurse LDK-ja gjashtë ministri.

Sipas ofertës së LV-së, ministria shtesë për LDK-në vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LV-ja.

Ndërkaq tri ministri do t’i kenë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

“I nderuar kryetar i LDK-së, z. Isa Mustafa. Në kuadër të bisedimeve tona për formimin e koalicionit qeverisës, në takimin tonë të fundit të mbajtur të enjten, më 9 janar 2020, kam bërë propozimin përfundimtar për marrëveshje ndërmjet dy subjekteve tona. Sipas kërkesës suaj në komunikimin tonë të fundit, po jua dërgoj atë edhe me shkrim: E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja Vetëvendosje i ka 5 ministri, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK-në vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LV-ja. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LV-së”, është thënë në ofertën e Kurtit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin  e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur…