
Vetëvendosja ka ndjellë urrejtje dhe ndasi në shoqëri
06 mars 2025
| 08:42
Analisti politik Dardan Sejdiu ka komentuar procesin zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sejdiu, i cili ka qenë në të kaluarën i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i dha vlerësimet e tij rreth këtij subjekti politik.
Ai theksoi se LV-në e sheh më ndryshe.
“Prej një organizate super-produktive e cila ka prodhuar politikë publike në më mënyrë intensive, ka pasur tekst, ka pasur mendim për çdo çështje, e ka pasur të elaboruar mirë, këto gjashtë vjet LV-ja është shndërruar në një organizatë komplet tjetër”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Sipas tij, Vetëvendosje ka ndjellë urrejtje dhe ndasi në shoqëri.
Dardan Sejdiu shtoi se e sheh Glauk Konjufcën si lider të ardhshëm të LV-së.