Vetëvendosja kërkon nga Thaçi të tërhiqet nga dialogu me Serbinë
25 mars 2018
| 14:38
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla, është deklaruar kundër takimit të fundit të presidentit Hashim Thaçi me homologun serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Sfeçla në një konferencë për medie, ka thënë se në atë takim (darkë) është kthyer në tryezë të dialogut Zajednica e Serbisë.
Deputeti Sfeçla ka thënë se Vuçiqi nuk e njeh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Më tutje, Sfeçla ka kërkuar nga Thaçi që të tërhiqet nga dialogu me Serbinë.
“Thaçi si i përfoluri kryesor në raportin e pa drejtë të Martyt duhet të tërhiqet menjëherë nga këto negociata”, ka thënë Sfeçla.
Ai ka theksuar se Vuçiqi dëshiron kompromis me Kosovën.