Vetëvendosja kërkon zbardhje të rastit për aterrimin e Pacollit në Tiranë
13 maj 2020
| 10:36
Lëvizja Vetëvendosje (LV-ja) në Shqipëri ka kërkuar që institucionet shqiptare të hedhin dritë për rastin “Behgjet Pacolli”. Në një reagim në mediat sociale, LV-ja shkruan se kanë kaluar dy javë që nga ardhja e Pacollit në Shqipëri dhe nuk janë shpjeguar për publikun procedurat e ndjekura për këtë rast.
Në njoftim, ndër të tjera, bëhet me dije se përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri – u janë drejtuar në disa raste publikisht institucioneve të Republikës së Shqipërisë për ta zbardhur rastin, por kanë hasur në vesh të shurdhër.
(B. D.: ‘Epoka e re’)