Vetëvendosja: Kjo opozitë për 20 vjet e mbajti të izoluar Kosovën
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje sërish ka sulmuar me një video të re opozitën.
LV-ja në faqen e saj në “Facebook” ka postuar një video me një shkrim me titull: “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”.
Vetëvendosja e akuzon opozitën aktuale për izolim të vendit që 20 vjet.
“Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë…”, thuhet në mesazhin e LV-së.
“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese. Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, thuhet në mesazhin e LV-së, partisë së kryeministrit Albin Kurti.