Vetëvendosja kritikon qeverinë për qasjen ndaj procesit të integrimit evropian
Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër i Integrimit Evropian nga radhët e Lëvizjes, ka thënë se Kosova nuk arritur të kalojë më shumë se 50 për qind të planit kombëtar të MSA-së.
Ai në një konferencë për medie ka kritikuar qasjen e qeverisë Hoti, sa i përket integrimeve evropiane.
Kryeziu ka thënë se BE-ja ka kërkuar vazhdimisht luftim të korrupsionit dhe drejtësi të pavarur, por sipas tij me këtë qasjes, integrimi në BE do të jetë i vështirë.
“Kjo qeveri e ka shuar ministrinë e Integrimit Evropian, duke formuar Departamentin për Integrime Evropiane, ndërsa sot pritet që edhe këtë do ta shfuqizojnë. Kjo qeveri për katër muaj nuk ka mbledhur asnjëherë këshillat e brendshëm për integrim evropian. BE-ja po përsërit se duhet më pas drejtësi të pavarur, dhe luftim të krimit e korrupsionit. Unë e shohë të vështirë me këtë qasje integrimin në BE”, ka thënë Kryeziu.