Vetëvendosja: Në ditët e ardhshme do t’ia dërgojmë presidentit propozimin për mandatarin për kryeministër
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas një njoftimi për media nga LV-ja, theksohet se “Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”.
LV-ja ka theksuar se pas pranimit të shkresës së tyre zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presin që presidenti t’ia drejtojë drekretin me propozimin e LV-së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, është bërë me dije në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.