Vetëvendosja nominon Adnan Rrustemin dhe Nazlije Balën për anëtarë të KQZ-së
21 dhjetor 2018
| 11:30
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe Albulena Haxhiu, në një konferencë për media sot, që është mbajtur në ambientin e Kuvendit të Kosovës, kanë folur për zhvillimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ata kanë bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje do t’i dorëzojë dy emrat e të nominuarëve presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për anëtarë të Komisionit Zgjedhor të Kosovës (KQZ).
Dy të nominuarit nga kjo parti janë anëtari i deritanishëm i KQZ-së, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.