Vetëvendosja nuk ndahet, mund të ketë ndonjë largim
Ushtruesi i detyrës së sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije se ajo çfarë është duke ndodhur në këtë lëvizje nuk është gjë e mirë.
Por, ai ka shprehur optimizëm se me një vullnet mesatar mund të tejkalohen pakënaqësitë e krijuara.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kurteshi u ka bërë thirrje zyrtarëve që kanë dhënë dorëheqje, t’i shqyrtojnë vendimet e tyre.
Ai ka thënë se më shumë ka gjëra që i bashkojnë sesa që i ndajnë.
Kurteshi ka treguar se për aq sa ka dëgjuar nga të dorëhequrit, ka kushtëzime që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar.
Ai ka thënë se me zgjedhjen e Kurtit në krye të partisë nuk do të ndahet Lëvizja Vetëvendosje.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)