Vetëvendosja përkrah grevën e punëtorëve të Trepçës
Përfaqësuesë të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Liburn Aliu, drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci dhe këshilltari për çështje ligjore, Blerim Sallahu, kanë vizituar ambientet ku po mbahet greva e përgjithshme e punëtorëve të Trepçës në Stantërg.
Sipas një komunikate për media, deputeti Aliu u ka thënë punëtorëve grevistë se Vetëvendosja pajtohet me kërkesat e tyre dhe gjithashtu nuk pajtohet me Ligjin aktual për Trepçën as me projektstatutin e miratuar nga Qeveria.
“Ne e përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri duke përfshirë një nga një, kërkesat e punëtorëve. Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një sërë aktivitetesh lidhur më këtë çështje dhe do të vijojë intensivisht ta adresojë këtë çështje themelore për ekonominë e vendit tonë dhe për punëtorët”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.