Vetëvendosja: Prishtina po ngulfatet nga mbeturinat

16 dhjetor 2018 | 13:24

Sot aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë zhvilluar një aksion simbolik përmes të cilit adresuan çështjen e papastërtisë në gjithë Komunën e Prishtinës, përmes ekspozimit të fotografive të deponive të vogla e të mesme në lagjet e fshatrat e Prishtinës.

Asamblisti Mirsad Vitia ka thënë se edhe pse kjo çështje ka qenë prioritet në fushatën zgjedhore të vitit 2017 gjendje në Komunën e Prishtinës sa i përket mbeturinave po shkon duke u përkeqësuar.

“Asambleja komunale u zhbllokua, inkasimi tashmë po bëhet direkt nga komuna dhe meqë është lidhur me tatimin në pronë dhe kushtëzohet me regjistrim të veturave, llogaritet që inkasimi është i rregullt. Nuk ka as edhe një arsye që Prishtina të vazhdojë të mbetet e mbuluar nga mbeturinat”, ka theksuar Vitia.

Edhe aktivistja Teuta Hasani-Ahmeti ka thënë se premtimet për Prishtinë të pastër përfshinin një planifikim logjistik dhe koordinim të orarit të mbledhjes së mbeturinave si dhe reforma në faturim.

“Edhe sot ë kësaj dite, mbeturinat mblidhen gjatë ditës dhe të shpeshta janë rastet kur shkaktohen kaos në trafik, ani pse ishte premtuar që kjo të bëhet gjatë mbrëmjes. Po ashtu faturimi nuk ka ndryshuar fare dhe nuk ka klasifikim në këtë aspekt fare”, ka theskuar ajo.

Aktivistët e Vetëvendosjes pastruan borën nga shkallët në sheshin “Adem Jashari”, i cili është vetëm 30 metra larg Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/ 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi negociator në Poloni, gjatë samitit COP24 në Kombet e…