Vetëvendosja publikon video, sulmon opozitën dhe biznesmenët (video)

10 janar 2023 | 18:21

Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila është në pushtet, i është rikthyer videove ku godet kundërshtarët politikë.

Në këtë video target i partisë së Albin Kurtit janë liderët e opozitës Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj dhe ish-kryeministrat Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Avdullah Hotin.

Gjithashtu sulmon edhe biznesmenët.

Kjo video me titullin “Çka ka çka s’ka këto 2 vite? u lansua sot, pikërisht kur në medie tona u publikua një lajm i medieve sllovene që shkruan për para të kopanisë GEN të dërguara për fushatën e Kurtit për çka opozita kërkoi llogari.

“Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës. Ka shtet sepse s’ka banda…”, shkruan mbi videon e LV-së të publikuar në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, dega në Zvicër, Shaip Kadriaj,…