Vetëvendosja publikon videon nga takimet e Kurtit në Drenicë
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në faqen zyrtare të saj në “Facebook” nga fushata e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti në Skenderaj.
“Bashkëbisedime të përzemërta për qeverisjen e shumicës që po vjen, nëpër shtëpitë e odat e Skenderajt ku u mirëprit dje kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputet, Shqipe Selimi-Mehmetin, Hysni Mehanin, Enver Dugolloin, Rreze Dulin dhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin. Ata gjithashtu vizituan edhe fermer ku folën për të ardhmen e bujqësisë në vend, për nevojën e mbështetjes së prodhimit vendor”, ka njoftuar Vetëvendosja.
Kujtojmë se mbrëmë në Skenderaj, Kurti është gjuajtur me vezë nga disa persona.
Linku i videos: https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/1319537421728783.