Vetëvendosja: Qeveria Kurti do të kërkojë hapjen e arkivit të Serbisë për të pagjeturit
07 qershor 2021
| 17:31
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se Qeveria Kurti do të kërkojë nga Serbia ta hap arkivin për çështjen e të pagjeturve.
“1 639 është numër i madh, shumë më i madh kur bëhet fjalë për njerëz, persona, të dashur, familjarë, që vazhdojnë të jenë të zhdukur, ende të pagjetur. Serbia ka arkiv sepse krimet janë kryer nga shteti serb, andaj edhe do të duhej t’i hapë ato dhe ta ndajë informacionin e nevojshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kjo do t’iu jepte qetësi familjarëve dhe gjithë shoqërisë që tash e më shumë se dy dekada pret të dijë për fatin e tyre. Qeveria jonë do të vazhdojë ta kërkojë hapjen e arkivit dhe do ta shtyjë këtë çështje në secilën qendër të rëndësishme evropiane dhe tej oqeanike”, ka njoftuar Vetëvendosja.