Vetëvendosja s’do ta dorëzojë qeverinë deri në vendimin e Kushtetueses

23 prill 2020 | 09:40

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë për nivelin qendror, mirëpo ka reaguar rreth takimit të presidentit Hashim Thaçi me krerët e partive politike që, sipas tij, ai nuk e ka respektuar asnjë rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ahmeti deklaroi se po të ishte aty nuk do të ulej meqë nuk respektoheshin rekomandimet që krerët bëjnë thirrje tek qytetarët që të respektohen. “Sot pata një deklarim publik. Thashë se në çdo intervistë po them mos më pyet për nivelin qendror, për mua ishte me rëndësi që në atë mbledhje të presidentit askush nuk pati as maskë as doreza e as distancë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Situata është mjaft kritike dhe aty takohen mbi 30 njerëz pa kurrfarë masa pa doreza dhe maska ku qytetarëve u thuhet që të mos të dalin, ndërsa aty nuk respektohen masat që ata bëjnë thirrje për to”, ka deklaruar Ahmeti, i cili i ka komentuar edhe zhvillimet politike të partive opozitare.

“Presidenti Thaçi do ta mandatoj partinë e dytë për mandatarin kur e sheh që i kanë numrat. Pres që këta do të shkojnë porsa t’i kenë numrat dhe pastaj të thirret seanca e Kuvendit. Çka do të bëhet është se qeveria nuk do ta lëshojë zyrën dhe do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se do të pezullohet deri në një vendim kushtetues. Më lehtë besoj se do të shkojë nëse kjo qeveri do të qëndrojë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në emisioni…