Vetëvendosja do të thërras interpelancë për gjendjen energjetike
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha, gjatë një konference për medie kanë folur sot për reduktimet e energjisë elektrike dhe hapat që duhet bërë në këtë situatë.
Haxhiu ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje nesër (e hënë) do të dorëzojë kërkesën për të ftuar në interpelancë kryeministrin, Ramush Haradinaj, lidhur me mungesën e energjisë elektrike në vend.
Sipas saj, që gjashtë vjet pas privatizimit orët e ndërprerjes së energjisë nuk janë ulur, kurse, faturat e mospagimit iu janë shpërndarë çdo konsumatori.
“Gjendja energjetike është e rëndë, përveç në Prishtinë qytetarët po ballafaqohen me mungesë në çdo qytet e fshat”, ka thënë Haxhiu.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar se të gjitha këto probleme do t’i ngritin në këtë interpelancë.