Vetëvendosja: Vendit duhet t’i hapet perspektivë e re
13 mars 2021
| 11:40
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi sot rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi të shpërndarë në “Facebook” ka thënë se me ketë rezultat qytetarët treguan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re.
“Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje. Urime!”, thuhet në njoftimin e LV-së.