Vetëvendosje akuzon opozitën, e quan ‘shkatërruese të shtetit’

03 tetor 2022 | 16:39

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video në “Facebook”, ka kritikuar opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit” që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

Kjo video vjen në ditën kur grevat janë pezulluar dhe mësimi ka filluar, por Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

Në video shihet edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë, për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme, por praktikisht në një qëllim”, është thënë në postimin e Vetëvendosjes, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një video.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Holandës nuk ka dhënë qëndrim sa i përket…