Vetëvendosje bëhet anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë

10 nëntor 2023 | 16:28

Në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), i cili është duke u mbajtur në Malaga të Spanjës për hir të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024, me votë të anëtarëve i është dhënë drita e gjelbërt anëtarësimit të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë familje politike të rëndësishme.

PES-ja është forca politike më e madhe e së majtës në Bashkimin Evropian (BE), e cila është e përfaqësuar edhe në Parlamentin Evropian me grupin “Socialistët & Demokratët (S&D)”.

Pas fjalës hyrëse së kryetarit të PES-it dhe ish-kryeministrit të Suedisë, Stefan Löfven mbi sfidat e Evropës, kryetari Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar delegatëve të partive anëtare me një fjalë përshëndetëse, ku theksohej progresi  i përgjithshëm i Kosovës, por edhe kohën e rëndë që përjeton Evropa.

“Anëtarësimi i Lëvizjes në këtë organizatë është një tjetër përparim në marrëdhëniet ndërpartiake e ndërkombëtare, që do ta ndihmojë subjektin tonë në realizimin e synimeve dhe të programit progresist. Ky anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje”, ka njoftuar Vetëvendosje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës  ka njoftuar se të premten në Vërmicë,…