Vetëvendosje bën homazhe në Gllogjan në nderim të Epopesë së Dukagjinit
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje të prirë nga deputetët Rexhep Selimi e Shemsi Syla dhe aktivistë e zyrtarë nga shumë qendra të kësaj lëvizje kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e 21-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që shprehte intensitetin më të lartë të vullnetit të popullit të Kosovës ishte shtysa vendimtare për çlirimin e vendit. Pa këtë vullnet dhe angazhim nuk do të kishte as ndihmë nga jashtë as çlirim të Kosovës. Egërsia e pushtetit kriminal të Serbisë u mposhtë nga vullneti i madh i popullit të Kosovës për t’u dekolonizuar. Strukturat kriminale krejtësisht të robotizuar u mposhtën nga ndjenja e thellë njerëzore për t’u çliruar dhe për të qenë i barabartë sikur gjithë popujt e tjerë. Lavdi jetës dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit”, ka njoftuar Vetëvendosje.
/Epoka e re/