
Vetëvendosje bën homazhe të varri i Astrit Deharit (Foto)
26 shkurt 2019
| 15:15
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe të varri i aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari, me rastin e ditëlindjes së tij.
Në homazhe ka marrë pjesë edhe babai i Astrit, Avni Dehari.
“Urime ditëlindja Astrit! Sot të erdhëm me një ritëm të ngadaltë. Padrejtësia po na rëndon, po forcën tënde ende e ndjejmë si dorë në shpinën tonë, kur ecim e shohim rrugicës, lagjes, qytetit – të varfrin, të shtypurin e qytetarin në nevojë”, ka njoftuar Vetëvendosje.
/Epoka e re/