Vetëvendosje dhe AAK-ja bëjnë koalicion në Prishtinë
15 dhjetor 2017
| 11:11
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshje koalicioni për Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicën që do të na mundësojë zbatimin më të shpejt të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inauguruese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Ahmeti.
AAK-ja në balotazh e kishte mbështetur kandidatin e LDK-së, Arban Abrashi për kryetar të Prishtinës.