Vetëvendosje dhe LDK takohen sërish
27 tetor 2019
| 20:13
Lëvizja Vetëvendosje! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën pritet të takohen sërish grupet punuese të dyja subjekteve politike.
Siç ka njoftuar Vetëvendosje!, takimi do të fillojë në orën 15:00 në zyrën e LDK-së.
Të dyja partitë thanë herën e fundit kur u takuan, se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.
Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Albin Kurtit nga LVV dhe Vjosa Osmanit nga LDK.