Vetëvendosje do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për aktgjykimin e Kushtetueses

29 maj 2020 | 13:58

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një prononcim për medie është deklaruar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur politik një vendim të tillë.

“Siç e kemi përcjell të gjithë në orët e vona Kushtetuesja ka nxjerr vendim. Ky vendim ngjan në një vendim politik dhe pas shkeljes së Kushtetueses nga presidenti”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se ky vendim nga Vetëvendosje nuk do të pranohet, duke bërë me dije se për të njëjtin vendim do t’i drejtohen në Komisionin e Venecias.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje është një vendim i papranueshëm që e rrëzon Kushtetutën si aktin më të lartë juridik, dhe e humb tërësisht kuptimin e zgjedhjeve të lira. Është një vendim i papranueshëm në aspektin politik dhe në aspektin e aktit më të lartë juridik. Për veprimet tona do të njoftoheni në ditët në vijim. Qytetarët janë të pakënaqur dhe janë shprehur pro zgjedhjeve të lira. Pas test-protestës tani mbetet të shihet se cilat do të jenë mjetet juridike dhe politike që të jemi pranë qytetarëve që tregojnë dëshirë për zgjedhje të lira”.

“Do ta dërgojmë këtë çështje edhe në Komisionin e Venecias”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Amerikë janë organizuar protesta masive për shkak të vrasjes…