Vetëvendosje dorëzon kërkesën për interpelancë të kryeministrit

25 janar 2018 | 16:35

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dorëzuar të enjten  kërkesën për interpelancë për kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë shtetëror, pagën minimale dhe pagesat e skemës sociale.

Haxhiu ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë për shkak të rëndësi së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore.

Deputetja Haxhiu ka bërë me dije se do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese vendimin siç ka thënë ajo joligjor dhe të padrejtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarë të lartë politikë.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka dashur ta komentojë mosprezencën në…