
Vetëvendosje dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për rastin e të miturës nga Drenasi
07 shkurt 2019
| 20:13
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me atë të LDK-së dhe Alternativën, kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzanshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale.
Sipas arsyetimit të Vetëvendosjes, rasti i të miturës nga Drenasi shpërfaq sistemin e brishtë të parandalimit, adresimit, mbrojtës së viktimës, dhe të dënimit të abuzuesit në detyrë zyrtare në administratën shtetërore.
/Epoka e re/