Vetëvendosje e çon në kushtetuese presidentin Thaçi

31 mars 2020 | 15:20

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrie Nagavci, ka bërë me dije se kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë e cila i referohet thirrjeve të presidentit Hashim Thaçi për moszbatim të masave të qeverisë së Kosovës të ndërmarra ndaj virusit Covid-19.

“Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e vlerësimit kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit më datë 23 mars, në konferencën e tij, në orët e vona të mbrëmjes bëri thirrje për rezistencë qytetare, për mos zbatim të vendimit të qeverisë së Kosovës”.

“Nuk është hera e parë që presidenti që bën këso thirrje për mosrespektim të Kushtetues, ai këtë herë bëri një shkelje dhe nxiti qytetarët për mosrespektim të aktit më të lartë juridik”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, ushtruesi në detyrë i MPBAP-së, Xhelal Sveçla, dje ka dorëzuar një kallëzim penal kundër presidentit Thaçi, për shkak të deklaratës ku ka bërë thirrje që mos të respektohet vendimi i qeverisë për kufizimin e lëvizje së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi ditën e sotme se numri…