Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese vendimin e Haradinajt për rritje pagash

16 janar 2018 | 17:25

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas dërgimit të vendimit të Qeverisë për rritje pagash në Agjencinë Kundër Korrupsion, kjo lëvizje do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Sa i përket vendimit për paga të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë, unë e kam dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për shkak të konfliktit të interesit. Si grup parlamentar po e dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. T’ia rritësh vetës pagën dyfish, prej 1 mijë 500 euro në 3 000 mijë euro, kurse qytetarëve 16 euro, është diçka e padrejtë dhe tallje me qytetarët”, ka thënë Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku është diskutuar Projektligji nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për presidentin e Republikës së Kosovës.

s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselam Shkodra, i shoqëruar nga…