![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/mujeci.png)
Vetëvendosje e përjashton nga partia Besnik Mujecin
15 gusht 2023
| 17:05
Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin, Besnik Mujeci, i cili është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.
Lajmin e ka bërë me dije sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama..
“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Sipas tij, LV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla do të jenë absolutisht të patolerueshme dhe të ndëshkuara.