Vetëvendosje: Fatkeqësi për Kosovën të lejohet shfrytëzimi i Ujmanit nga Serbia

10 shtator 2020 | 15:28

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi bashkë me deputetin Hekuran Murati, të enjten në një konferencë për medie kanë kritikuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashington nga kryeministri Avdullah Hoti.

Me këtë rast, Bislimi ka thënë se Serbia është lejuar t’i shfrytëzojë resurset e Kosovës.

“Kjo marrëveshje ndonëse quhet ekonomike ka shumë pak aspekte që kanë të bëjnë me ekonominë. Ndërsa, lejimi i të drejtës për shfrytëzimin e resurseve të Ujmanit është fatkeqësi për Kosovën”, ka thënë Bislimi.

Po ashtu, ai ka thënë se Hoti është i vetëdijshëm për dëmet që i ka shkaktuar me atë marrëveshje dhe se për këtë ka hezituar ta sjellë në Kuvend, derisa ka theksuar se kështu do të duket edhe faza tjetër e negocimeve.

Ndërsa deputeti Hekuran Murati, ka thënë se dëmet më të mëdha Kosovës mund t’i sjellë hyrja në ashtuquajturën, “mini-shengen” për të cilën ka theksuar se duhet të quhet zona e Novi-Sadit, aty ku ka nisur si ide.

vv-1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar të enjten Maqedoninë…