“Vetëvendosje festoi ditëlindjen e Sveçlës në takimin konsultativ – po luan lojë me ish-opozitën”

24 prill 2025 | 22:06

Gazetari Vullnet Krasniqi sonte në “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se po bën lojë karshi ish-opozitës.

Krasniqi gjithashtu u shpreh se një gjë që ka treguar mungesë serioziteti nga ana e tyre është se siç tha ai, kanë festuar ditëlindjen e Ministrit të dorëhequr, Xhelal Sveçla, në takimin konsultativ.

“Unë këtu e shoh problemin pak te opozita, këtu është një lojë politike, nëse e sheh situatën që po bëhet. Dy seanca ma herët, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes e ka festuar ditëlindjen e Xhelal Sveçlës, në ndërkohë në takimin konsultativ që është bërë për ta caktuar personin që do të kandidojë, do të thotë ata ashiqare janë duke bërë një lojë të tillë. Mendoj që opozita është duke e bërë njëfarë gabimi”

“Është mungesë serioziteti, nëse ti je duke e mbajtur një takim konsultativ me prezantu, me gjet një emër që me ia propozu Kuvendit edhe në atë takim ti e feston ditëlindjen e një anëtari tënd, shumica e njerëzve kanë menduar që atë ditë u zgjodh emri, kur dëgjuan duartrokitjet brenda në sallë”

“Mendoj që Vetëvendosja është duke e bërë një lojë karshi ish-opozitës”, u shpreh tutje Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…