Vetëvendosje fiton 47.99% të votave në Gjakovë

10 shkurt 2025 | 00:09

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në komunën e Gjakovës. Subjekti politik i Albin Kurtit mori 19,369 vota (47.99%) në komunën që udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së.

Partia e dytë me më së shumti vota të mbledhura është pikërisht AAK-ja, me 7830 vota (19.405).

Në bazë të rezultateve preliminare, LDK-ja renditet e treta në Gjakovë me 6649 vota (16.47%), ndërkaq PDK-ja me 4036 vota (10.00%). Në këtë komunë, të drejt vote patën 119,237 qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të…