Vetëvendosje hap fushatën zgjedhore në Mitrovicë, Bahtiri: Do të arrijmë rezultat historik dhe fitore pa balotazh
Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka hapur fushatën zgjedhore më një takim të kandidatit për kryetar Agim Bahtiri dhe kandidatëve për asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Kryetari i komunës dhe kandidati për kryetar komune nga VV në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, ka thënë se fitorja e tyre do të jetë pa balotazh.
Postimi i Agim Bahtirit:
Sot, në një takim me kandidatët për asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe anëtarët e Shtabit Zgjedhor, kemi hapur fushatën zgjedhore në Mitrovicë për zgjedhjet e 17 tetorit.
Këtë takim e mbajtëm në fshatin Bajgorë tek lokacioni i ndërtimit të turbinave për prodhimin e energjisë me erë, që është ndër projektet më të mëdha të investimeve të huaja në Kosovë me vlerë prej 178 milionë euro.
Së bashku do të arrijmë fitore madhështore dhe pa balotazh, duke arritur rezultat historik, sepse Mitrovica ka nevojë për Zot Shtëpie, e jo për kthim në kohën e krimit të organizuar dhe kontrabandës si para vitit 2013.
LVV 144 | AB +4