Vetëvendosje kallëzim penal për Thaçin
22 shkurt 2018
| 11:19
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kallëzim penal për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për medie në hollin e Kuvendit të Kosovës ajo ka thënë se presidenti Thaçi ka kryer tradhti ndaj vendit kur nënshkroi marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.
“Neni 124 e përcakton fare qartë se kushdo që në përgjegjësinë e presidentit të shtetit nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare nga e cila humbet territori i vendit dënohem me burgim nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm”, ka thënë Haxhiu.