Vetëvendosje kërkon ndryshimin e Ligjit të punës
Kryerja e obligimeve të punëdhënësve për punëtorët sipas ligjit dhe monitorimi i inspektoratit të punës do të jenë tema me prioritet në Kuvendin e Kosovës, të cilat do të ngritën nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kështu ka deklaruar nënkryetarja e kësaj lëvizje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku në një konferencë për medie me rastin e vdekjes së punëtorit Seldin Aliu në vendin e tij të punës në një fabrikë të Prizrenit, më 30 qershor.
“Vdekja e këtij të riu lirisht mund ta quajmë tragjedi kombëtare. Ne jemi shumë të shqetësuar me trendin e aksidenteve në vendin e punës. Ne duam të dimë se a do të jep dikush përgjegjësi për vdekjet në punë. Çështja më urgjente është ndryshimi i Ligjit të punës dhe Ligjit për shëndet në punë”.
“Ne kërkojmë që punëdhënësi t’i kryejë obligimet sipas ligjit duke iu krijuar kushte punëtorëve në punë. Detyrë e inspektoratit është që t’i monitorojë nëse punëdhënësi po i përmbush obligimet e veta. Ne do të angazhohemi edhe në Kuvend që këto tema të jenë me prioritet”, ka thënë Kollçaku.