Vetëvendosje kërkon nga deputetët të mos votojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
19 janar 2023
| 12:35
Deputeti Armend Muja në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është i dizajnuar që t’i ndihmojë shtresës së lartë dhe të mesme të lartë, por se nuk e lufton inflacionin e rrezikon ta bartë inflacionin te shtresa e ulët.
Ai ka thënë se debati duhet të zhvillohet se çka duhet të bëhet për 700 mijë qytetarë që nuk punojnë asgjë.
Muja ka theksuar se nuk e rekomandojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe ka kërkuar nga deputetët të mos e votojnë.