Vetëvendosje kërkon nga ministri Zemaj të raportojë në Komisionin për Shëndetësi

29 korrik 2020 | 15:32

Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës se drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, të raportojnë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi.

Vetëvendosje ka thënë se nga data 7 korrik kanë bërë kërkesë zyrtare për raportim të ministrit të Shëndetësisë, por që ai nuk është përgjigjur.

“Prej datës 7 korrik deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin parlamentar për Shëndetësi kanë bërë kërkesën zyrtare për raportim të ministrit të Shëndetësisë lidhur me situatën e pandemisë. Ende sot ministri nuk i është përgjigjur kësaj kërkesë”, ka njoftuar Vetëvendosje. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157027526012000

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…