Vetëvendosje: Kosova të mos favorizojë bizneset serbe
19 prill 2018
| 12:40
Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar një aksion simbolik lidhur me pjesëmarrjen e 70 kompanive serbe në Panairin ndërkombëtar “Prishtina 2018”.
Arbër Rexhaj, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se nuk do duhej që Kosova t’i jepte kaq shumë favorizime shtetit të Serbisë, pasi sipas tij kosovarët nuk e kanë të njëjtin lluks të bëjnë prezantime tilla.
Aktivistët pjesëmarrës të këtij aksioni kanë hapur një baner jashtë rrethojave ku po mbahet aktiviteti meqë një numër i madh i policisë kanë qenë në afërsi të ndërtesës të cilët nuk e kanë lejuar hyrjen e tyre brenda.
Përmes banerit bëhet thirrje që të ndalohet rritja e hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10155125612412000/