Vetëvendosje: Lajm i tmerrshëm dështimi i Kosovës në Interpol
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol.
Zyrtarë të kësaj lëvizje e kanë quajtur lajm të tmerrshëm dështimin e Kosovës në Interpol.
Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky dështim nuk është befasi pasi që është hera e tretë që Kosova nuk arrin të anëtarësohet në Interpol.
Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në këtë konferencë ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi, ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haxhiu ka thënë se dështimi për t’u anëtarësuar në Interpol, është një kthim mbrapa për Kosovën dhe ky rezultat sipas saj ka ardhur si pasojë e udhëheqësve që duhet të largohen sa më parë.