Vetëvendosje lëshon sallën e Kuvendit
09 korrik 2018
| 16:43
Deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje në shenjë proteste për mungesën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka lëshuar sallën.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se është Qeveri e pakicës dhe opozita nuk do t’ia bëjë numrat.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka dhënë pauzë prej 30 minutave.