Vetëvendosje manipuloi fotot për ta diskredituar hetuesin Idriz Gashi

07 janar 2025 | 22:12

Një artikull i publikuar në portalin e afërt me Vetëvendosjen, kosovanews.net, tentoi që përmes manipulimit me foto të dëmtojë reputacionin e hetuesit të njësitit të veçantë të Policisë se Kosovës, Idriz Gashit.

Portali i afërt me Vetëvendosjen, kosovanews.net, publikoi një artikull ku kishte montuar disa foto të një tubimi të Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Rezallë të Skenderajt dhe një foto në një kënd të asaj salle ndejash, ku shihej hetuesi Gashi dhe dy persona të tjerë. Disa minuta pas publikimit të këtij artikulli, mediat sociale u vërshuan nga postimet e kabinetit qeveritar të Kurtit dhe ministrave të tij, duke e shpërndarë dhe komentuar këtë artikull.

Megjithatë, siç ndodhë zakonisht, e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe nga ajo që propaganduan njerëzit e Vetëvendosjes.

Në fshatin Rezallë është e vërtetë që PDK-ja kishte mbajtur një takim me simpatizantë. Por, pasi kishte përfunduar ky takim, kishte vazhduar një ndejë tjetër nga një grup bashkëfshatarësh dhe miqsh nga Drenica e diaspora, kryesisht shokë të luftës për ta shënuar vitin 2025. Aty kishte edhe muzikë. Në videon e kësaj ndeje shihet qartë se nuk ka asnjë politikanë. Dhe aty ishte i ftuar edhe hetuesi Idriz Gashi. Po ashtu, ngjarja në të cilën ka qenë hetuesi Gashi në vendin e njëjtë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë takim politik.

Në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe Lavdim Deliu, faqja e të cilit ishte keqpërdorur nga portali i afërt me Vetëvendosjen, duke ia përdorur fotot e tubimit të PDK-së dhe duke montuar foton e hetuesit Gashi.

“Portali kosovanews.net e paska keqpërdor emrin tim për qëllime politikë të partis në pushtet.

Më duhet të sqaroj që ajo që ka shkruar ky portal është një gënjeshtër.

E para videon e kam larguar nga profili im sepse na ka ndodhur nje rast vdekje në familje dhe aty kishte muzikë dhe nuk e pashë të ndershme të mbajë videon. E dyta, foton që ky portail e kishte nxjerrë nga tubimi i PDK-së dhe që kishte tentuar me i lidh me foton e zyrtarit policor Idriz Gashit, zyrtar ky i cili rrjedh nga një familjë patriotikë e ndershëm dhe e respektuar jo vëtëm në fshatë por dhe me gjerë janë montazhë e portalit. PDK është e verte të qe ka majtur tubim në fshatin Rezallë.

Por  po ashtu është e vërtetë qe pasi kanë shkuar PDK, ka vazhduar një ndejë me muzikë më bashkëfshatar, miq e dashamirë, por pa politikanë. Dhe foton e zyrtarit policor te Idriz Gashi që e kishin nxjerrë portali kosovanews.net është e ndejës pa politikan. Pra kosovanews.net e paska bërë montazh duke u mundu   me i ndërlidhë ngjarjet gjë që s’është e vërtetë”, shkruan në profilin e tij, Lavdim Deliu.

Ku dallohet montimi me foto i këtij Fakenews? 

Në fotot e publikuara nga takimi i PDK-së në portalin e afërt me Vetëvendosjen shihen qartë të gjitha këndet ku ishin të ulur kandidatët për deputetë të PDK-së dhe simpatizantët. Dhe në asnjë prej atyre fotove nuk shihet hetuesi Idriz Gashi, por as personat që janë me të në foto.

Fotot më lartë janë të tubimit të PDK-së:

Ndërsa, fotot më poshtë janë nga ndeja tjetër ku ishte prezent hetuesi Gashi, të cilën duket se qëllimisht portali i afërt me Vetëvendosjen e ka ndërlidhur me ngjarjen e PDK-së për ta politizuar punën e tij si hetues.

Idriz Gashi njihet si njëri nga hetuesit më të suksesshëm kundër korrupcionit të nivelit të lartë në Kosovë për vite me radhë. Ai ka hetuar rastet më të ndjeshme në të gjitha pushtetet në Kosovë, ku shumica e tyre kanë rezultuar me ngritje aktakuzash për persona në detyra të larta zyrtare.

Hetuesi Idriz Gashi mësohet se është duke u marrë edhe me disa raste të korrupsionit në qeverinë aktuale dhe për këtë arsye është bërë target i sulmeve të orkestruara nga njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova…