Vetëvendosje: Mbrojtja e prodhimit vendor është strategji për zhvillimin ekonomik

27 maj 2019 | 15:32

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me një grup anëtarësh nga Qendra e kësaj lëvizje në Besianë, dje kanë vizituar dy fabrika vendore, një të tekstilit “Agnesa tekstil (VAVA)” ku angazhohen 70 punëtorë, shumica gra, si dhe fabrikën e ketchup-it dhe majanez-it “AMG”, me 13 punëtorë.

Në këto vizita aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njoftuar për së afërmi me punën e këtyre fabrikave, e njëkohësisht kanë diskutuar me punëtorët e pronarët rreth alternativës së kësaj lëvizje për mbështetjen dhe forcimin e prodhimit vendor.

“Mbrojtja e prodhimit vendor është strategji për zhvillimin ekonomik të Kosovës e për rritjen e punësimit në vend. Prandaj në Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes vëmendje prioritare i kushtohet sipërmarrësve që investojnë në prodhim në vendin tonë, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

Pas këtyre vizitave, në mbrëmje, Qendra e Lëvizjes në Besianë ka shtruar një iftar për aktivistë, anëtarë dhe mysafirë, ku të pranishëm ishin edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Besianës, si dhe anëtarë e aktivistë të shoqërisë civile.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…