Vetëvendosje merr mbështetje nga Partia Socialiste e Francës

04 tetor 2019 | 16:18

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se ka marrë mbështetje nga Partia Socialiste e Francës për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Mbështetja masive nga organizata, parti, politikanë, akademik e aktivist ndërkombëtar, po vërteton se Lëvizja Vetëvendosje po shihet si mundësia e vetme për zhvillim, mirëqenie, drejtësi e integrime ndërkombëtare, jo vetëm nga qytetarët. Në vazhdim e gjeni përkthimin e letrës mbështetje të dërguar nga Partia Socialiste e Francës”, kanë shkruar nga Vetëvendosje në faqen zyrtare në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Sot, Lëvizja Vetëvendosje! pranoi edhe një mbështetje ndërkombëtare. Në adresën tonë erdhi mbështetja nga Partia Socialiste e Francës.

Mbështetja masive nga organizata, parti, politikanë, akademik e aktivist ndërkombëtar, po vërteton se Lëvizja Vetëvendosje! po shihet si mundësia e vetme për zhvillim, mirëqenie, drejtësi e integrime ndërkombëtare, jo vetëm nga qyte

Në vazhdim e gjeni përkthimin e letrës mbështetje të dërguar nga Partia Socialiste e Francës:

Zoti Albin Kurti
Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!
Republika e Kosovës

Paris, 30 shtator 2019

I dashur shok,

Me rastin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme që po mbahen në vendin tuaj më 6 tetor 2019, ndjej thellësisht se duhet të të shpreh, në emrin tim dhe në emër të Partisë Socialiste, dëshirën time për fitoren e listës së partisë që drejton, Lëvizjes Vetëvendosje!

Sipas analizave tona, ky votim ka ngjallur një pritshmëri të rëndësishme për qeverisje demokratike dhe për vendosjen e shtetit të vërtetë të së drejtës. Që prej zgjedhjeve të parakohshme të qershorit të vitit 2017 dhe lojërave të aleancave, lojëra që e hoqën prej pushtetit ekzekutiv partinë tënde, parti që ishte tashmë më e rëndësishmja, qorrsokakët politikë dhe institucionalë u thelluan në Kosovë. Këto kriza të njëpasnjëshme rrënuan njëherësh perspektivën e ardhshme dhe evropiane të popullsisë rinore të Kosovës, por ndihmuan edhe bllokimin e shanseve për rrugëdalje gjithëpërfshirëse dhe realiste në dialogun me Serbinë, dialog i arbitruar prej Bashkimit Evropian.

Sot, ndërhyrjet e tua në organizimin e Internacionales Socialiste, si edhe shkëmbimet e tua me partnerët tanë shoqërorë social-demokratë evropianë dëshmojnë për besimin që të është dhënë përsa u takon vlerave të paqes, progresit, barazisë dhe drejtësisë shoqërore, vlera që i ndajmë mes nesh. Këto marrëdhënie dëshmojnë po ashtu zhvillimin e partisë suaj që lindi prej shoqërisë civile dhe grumbullimit të forcave rezistuese, si lëvizje qytetare që u rrit dhe u poq progresivisht drejt statusit të ofertës politike që përbën tashmë të vetmen alternativë të besueshme në interes të gjithë popullit dhe komuniteteve të tij.

Gjithashtu, me shpresën se shumica e zgjedhësve ta besojnë përgjegjësinë e një pikënisjeje të re për shtetin e ri evropian të Kosovës, po të përsëris mbështetjen time të lartë.

Vëllazërisht,

Olivier Faure
Sekretar i Parë i Partisë Socialiste

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Real Madridit vazhdon të përcjellët nga lëndimet e…