Vetëvendosje në Skenderaj shpalos disa nga pikat e programit qeverisës
Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në Shtëpinë e Kulturës në Skenderaj.
Në këtë tubim kanë marrë pjesë kandidatit për deputetë Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Enver Dugolli, Fitore Pacolli, Nezir Bejta, dhe Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Nezir Bejta, kandidatë i kësaj partie për deputetë ka thënë sot se qeveritë e kaluara asfaltimin e bënë për të larguar të rinjtë nga vendi.
“Në fshatra më s’ka bujq, ky pushtet i dëboi. Këta pushtetarë na zhveshën nga gjithçka. Prandaj ky është fundi i tyre dhe turpi i tyre se s’ka si të përfundoj, pos një ndryshimi dhe ju erdhi dita ajo e Albin Kurtit”, ka thënë Bejta.
Ndërsa Enver Dugolli, kandidat për deputetë nga Vetëvendosje, kas thënë se Skenderaj është simbol i krenarisë dhe guximit.
“Ky vend është simbol i krenarisë, i dijes dhe guximit, shembulli më unikat në botë. Ku për lirinë vendit flijohen tre breza. Erdhi dita që të marrim me guxim dhe vizion që të bëjmë Kosovën ashtu siç deshi Adem Jashari, ka thënë Dugolli.
Në këtë tubim ka folur edhe Fitore Pacolli, kandidate për deputete nga kjo parti, e cila ka thënë se ëndrrat e qytetarëve janë vjedhur nga ata që ishin në pushtet.
Më tutje, Rexhep Selimi, kandidat për deputet, ka thënë se është duke ardhur dita edhe në Drenicë edhe në Kosovë.
“PAN-i po bie se dita po vjen, erdhi dita edhe ne Drenicë si kudo në Kosovë. Po vjen dita po vjen edhe drita edhe në Drenicë edhe kudo në Kosovë, 20 vite me radhë qeveritë vetëm sa i morën Drenicës dhe nuk i dhanë asgjë”.
“Tash Drenica, UÇK-ja dhe familjet e dëshmorëve e kanë fjalën e tyre, sepse erdhi dita për ata sepse e kanë kryeministër Albinin, po vjen Albini me një qeveri për qytetarin qe e çmon dhe e donë”, ka thënë Selimi.
Krejt në fund, Glauk Konjufca, kandidat për deputet nga kjo lëvizje ka deklaruar edhe në Skenderaj disa nga pikat e plan programit të tyre.
“Ligji i parë i Vetëvendosjes kur të hyjë në Qeveri do të jetë ligji që mafisë dhe pushtetarëve tua marrim milionat dhe të kthejmë pasurinë tek qytetarët.
“Me Vetëvendosjen do të ketë sigurime shëndetësore, do të ndërtojmë sistemin informativ shëndetësor, arsim dhe shkolla profesionale”, është shprehur Konjufca.