Vetëvendosje nis tubimet mobilizuese kundër ndarjes së Kosovës (Foto)
07 shtator 2018
| 11:56
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur në Gjilan turin e tubimeve mobilizuese në mbrojtje të sovranitetit dhe kundër ndarjes së Kosovës.
Siç ka njoftuar kjo lëvizje, presidenti Hashim Thaçi nuk mund të shkojë në dialog pa mandat nga Kuvendi i Kosovës.
“Presidenti nuk mundet të shkojë në dialogje pa parime e mandat. Aventurat personale të Thaçit nuk mund të lejohen të bëhen kompromise të dhimbshme për Kosovën. Sa më shumë i rrezikohet karriera Thaçit, aq më shumë e rrezikon ai Kosovën. Dhe, ideja e tij për korrigjimin e kufijve e ka relativizuar atë që është e parelativizueshme, pavarësinë dhe integritetin e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.
/Epoka e re/