Vetëvendosje: Nuk qëndrojmë prapa organizimeve aktuale të ndonjë proteste
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se ka organizuar protestën, e cila është paralajmëruar në rrjete sociale për nesër (e premte).
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se arsyet për të protestuar janë duke u shtuar, por tani janë të angazhuar me mbledhjen e nënshkrimeve në peticion.
“Ne nuk i themi asnjë qytetari mos protesto. Arsyet për t’u protestuar janë shumë, dhe ato po shtohen. Por, këto nuk janë organizime nga Lëvizja Vetëvendosje! e cila aktualisht është duke u marrë me mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin me të vetmen kërkesë-zgjedhjet e reja”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.
Manxhuka ka thënë se në momentin që do të vendosin për protestë do ta bëjnë publike datën.
Ai ka bërë me dije së vetëm për dy puthë janë mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime në peticionin “Duam Zgjedhje”, ndërkohë online janë bërë 55 mijë sosh”.