Vetëvendosje për herë të tretë hedh gazë lotsjellës, seanca vazhdon në orën 16:30
21 mars 2018
| 15:47
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për herë të tretë sot kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke e penguar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me malin e Zi.
Pas hedhjes se gazit lotsjellës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që të lirohet salla e Kuvendit.
Veseli ka bërë me dije se seanca për demarkacionin do të vazhdojë në orën 16:30.