Vetëvendosje përfundimisht pozicionohet në Istog, mbështet këtë kandidat

12 nëntor 2021 | 23:41

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta sfidojë LDK-në për herën e tretë në garë për kryetar të komunës së Istogut, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Të dielën Bekë Berisha i AAK-së do të jetë përballë Ilir Feratit të LDK-së, derisa dy palë zgjedhjet paraprake më 2013 dhe 2017 ishte Donika Kadaj Bujupi përkatësisht Gani Dreshaj përballë Haki Rugovës.

Por a do ta kenë mbështetjen e ndonjë partie dy kandidatët në garë?

Veriu.info mëson se Vetëvendosje në Istog ka mobilizuar strukturat e saj për ta mbështetur Bekë Berishën e AAK-së për ta thyer përfundimisht bastioin e pathyeshëm të LDK-së deri tani, vendlindjen e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me…